MADRID

REUTERS/Andrea Comas
Real mposht Atleticon
1 December, 2012 @23:45
Futbollistët e Real Madridit kanë arritur të shënojnë fitore të rëndësishme në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit sonte duke i mposhtur 2-0.
Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Mesut Ozil në pjesën e dytë, kanë shënuar nga njëherë për të marrë tre pikë shumë të vlefshme në luftën e Realit për rikthim të përcjelljes ndaj Barcelonës në krye të tabelës.
Përkundër fitores, ekipi i Jose Mourinhos mbetet në vendin e tretë pas Barcelonës dhe Atletico Madridit. Dallimi ndërmjet Barcelonës dhe rivalit të tyre të përbetuar Real është ende 11 pikë.
REZULTATI DHE GOLASHËNUESIT:
Real Madrid - Atletico Madrid 2-0 (Cristiano Ronaldo 16, Ozil 66)