ARGJENTINË

REUTERS/Marcos Brindicci
Velez fiton Inicialin e parë
3 December, 2012 @9:01
Velez Sarsfield ka fituar titullin e Primera Divisionit argjentias me fitoren ndaj Union Santa Fe-së sot heret me kohën tonë. Sulmuesi më i mirë i tyre Facundo Ferreyra ka shënuar dy herë në pjesën e dytë për t’ua sjellë titullin gjigantit nga Buenos Aires.
Ky ka qenë titulli i nëntë i Velezit, mirëpo Apertura e parë e fituar - e njohur tash si Inicial - pas 17 viteve.
Pasi që ekipi më i afërt me ta në tabelë Lanus, pësoi nga River Plate, fitorja e Velezit ngriti epërsinë në tabelë dhe e bëri atë të pakapshme. Ndërsa tash do të jenë bashkë me Arsenal de Sarandin dhe Tigren për shortin e Copa Libertadores të vitit 2013, që mbahet me 21 dhjetor.
“Titulli është rezultat i punës së madhe dhe të vazhdueshme. Tash kemi synime tjera,” ka thënë kryetari i Velezit, Miguel Callelo gjatë marrjes së trofeut.
Stinori në Argjentinë është i ndarë në dy kampionate, Inicial dhe Final. Final fillon në muajin shkurt. Fituesi i Inicial (Velez) takohet me fituesin e Final-it në Grand Finale që luhet në qershor, përveç nëse e ekipi i njejtë fiton të dy titujt. Në stinorët e kaluar gjithashtu ka pasur dy kampionate, Apertura dhe Clausura, mirëpo nuk ka pasur finale të madhe.