ELIMINATORJA
Lufta për TOP 8 në Samokov
7 January, 2016 @22:38
Qyteti Samokov i Bullgarisë do të jetë nikoqire e ndeshjeve kualifikuese për fazën e dytë grupore të Ligës Ballkanike.
Këto ndeshje do të zhvillohen gjatë datave 26-28 janar.
Sipas propozicionit të Ligës Ballkanike, tre skuadrat e para nga grupet A dhe B, kualifikohen direkt në fazën e dytë, ndërsa skuadra që përfundojnë në pozitën e katërt, si dhe skuadra e pestë në grupin B, do të luajnë edhe nga dy ndeshje shtese, duke u përballur në mes vete në Samokov, për t’i siguruar edhe dy vende të zbrazëta në TOP 8.
Skuadrat kosovare Peja dhe Bashkimi, tashmë janë kualifikuar në fazën e dytë.