KUPA E KOSOVËS
Viti 2016 nis nesër për Pejën
7 January, 2016 @15:27
Stinori perfekt në Superligë, triumfi në Superkupë si dhe fitoret në derbi ndaj Prishtinës, kanë bërë që Peja të llogaritet ndër favoritët kryesorë për të zënë vendin e parë në Superligë këtë stinor në stinorin e rregullt.
Ekipi ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të stinorit para 4 ditësh, ndërsa që nesër do të nisin me ndeshjen e Kupës së Kosovës, ku takohen me Kerasan Prishtinën.
Ndeshja Peja - Kerasan Prishtina zhvillohet nesër me fillim nga ora 17 në palestrën “Karagaç” të Pejës.
Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Fitim Gashi.
Ndeshja i takon rrethit të dytë të Kupës së Kosovës dhe fituesi kalon në rrethin e tretë.
Peja është mbrojtëse e trofeut të Kupës së Kosovës, pasi që stinorin e shkuar kishte mposhtur Sigal Prishtinën në finale të Final Fourit të Kupës në Suharekë.