GRUPI F
Kampioni ngrihet në Moskë
7 January, 2016 @20:07
Gjendja jo stabile e kampionit aktual të Euroleagues, Real Madridit, po vazhdon ende. Përkundër fitores në javën e kaluar kundër Brose Basketsit, kësaj radhe nuk arriti t’i bëjë ballë CSKA Moskës.
Gjiganti rus e mposhti Realin me rezultat 95-81, ku ish lojtari i San Antonio Spursit, Nando De Colo, shkëlqeu me 28 pikë e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Milos Teodosic me 23 pikë të tjera.
Ndërsa të pa mjaftueshëm për fitore ishin 23 pikët e K.C. Rivers për Real Madridin.
Kjo ishte fitorja e parë e CSKA Moskës në TOP 16, pas humbjes nga Khimki në javën e parë, derisa edhe kampioni aktual ka një bilanc të njejtë sikur skuadra ruse.