NISIN EDHE NË SUHAREKË
Ylli fillon përgatitjet, tregon synimet
7 January, 2016 @16:21
Edhe Ylli duket të jetë gati për pjesën e dytë të stinorit. Sipas një njoftimi të botuar në Kohën Ditore sot, thuhet se ekipi suharekas do të nis përgatitjet për sezonin pranveror sot, ndërsa trajneri i skuadrës Agron Berisha, ka thënë se dëshirojnë Play-Offin.
“Jemi përafërsisht pretendimeve që kemi pasur në fillim të edicionit, pra synojmë pjesën e epërme të tabelës,” ka thënë ndër të tjera Berisha për gazetën.
Ylli stinorin e kaluar kishte arritur të futet në Play-Off dhe në Final Four të Kupës dhe synimet e klubit janë të njejta edhe për këtë stinor.
Bartës të lojës te ekipi suharekas janë dyshja amerikane Landon Atterberry dhe Montreal Scott, ndërsa kontributi kryesor vjen nga qendra Urim Zenelaj (që po përfolet se mund të përfundojë te Bashkimi), Altin Morina, Kreshnik Juniku e Erris Nushi, kurse në anën tjetër janë edhe disa lojtarë të rinj që po ngrisin cilësinë e tyre në ndërkohë.