KUPA E KOSOVËS

Luftuan në Superligë, tani në çerekfinale të Kupës
17 March, 2021 @9:49
Të shtunën në Superligë, u përballën Feronikeli me Prishtinën që pëfundoi me fitoren e skuadrës nga Drenasi me rezultat 2-0.
Sot nga ora 13:00, këto dy skuadra përballen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Gjyqtari kryesor në këtë ndeshje është Shpëtim Murtezi me asistentë, Besnik Morina e Imran Kabashi.
Feronikeli në 1/16 e finales e mposhti Prizrenin me rezultat 4-0, më pas në çerekfinale u kualifikua duke e mposhtur Arbërinë me rezultat 1-0 në 1/8 e finales.
Prishtina në 1/16 e finales e deklasoi Kosova (P) me rezultat 6-2, derisa në 1/8 e finales e eliminoi Dritën me rezultat 1-0.