Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESI U21

Lumbardh Dellova prej Hajdukut te Prishtina

Foto: prishtinafc.com

Lumbardh Dellova prej Hajdukut te Prishtina


10 September, 2020 @13:47

Mbrojtësi që nisi karrierën te Liria e Prizrenit dhe prej aty kaloi te Hajduku i Splitit, Lumbardh Dellova - është anëtari më i ri i Prishtinës.

Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll ka bërë të ditur se Dellova 21 vjeç është huazuar për një stinor nga bardhekaltërit.

“Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampoline duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa doja unë, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar bash kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në “Fadil Vokrri” ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e renovuar kundër Anglisë U21,” ka thënë futbollisti më i ri i Prishtinës në deklaratën e parë të tij zyrtare si lojtar i ri i rekord-kampionit të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga