PRISHTINA - MALISHEVA

FOTO / Prishtina
Malisheva befason Prishtinën, largohet nga zona e barazhit
12 March, 2023 @19:42
Prishtina është befasuar nga Malisheva, duke u mposhtur me rezultat 1-2 [Shefit Shefiti 84’ - Ronald Sobowale 7’,Drilon Hazrollaj 80’].
Në minutën e 7’, sulmuesi Ronald Sobowale shënoi golin e parë në ndeshje, derisa pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat.
Në fillim të pjesës së dytë, Prishtina mbeti me 10 lojtarë, pasi që u ndëshkua Besir Ramadani me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 47.
Malishevës iu anulua goli i Bleart Tolaj në minutën e 70’, për shkak të pozitës jashtë loje, kurse 10 minutë më vonë, Drilon Hazrollaj harkoi në zonë nga gjuajtja e lirë, por goditja e tij përfundoi në rrjetën e portës së Prishtinës.
Prishtina e ngushtoi rezultatin me Shefit Shefitin në minutën e 84’, derisa nuk mjaftoi koha për ta rrëmbyer ndonjë pikë nga ky duel.
Malisheva me 28 pikë, 1 më shumë se Ferizaji, gjendet në pozitën e shtatë, kurse Prishtina me 32 pikë aktualisht gjendet në pozitën e katërt.
Në xhiron tjetër Malisheva pret Dritën, derisa Prishtina takohet me Drenicën.