LLAPI 1-1 MALISHEVA

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: KFMalisheva
Malisheva merr pikë ndaj Llapit
1 October, 2022 @20:38
Skuadra e Malishevës ka arritur të marrë pikën e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit të ri të skuadrës, Sami Sermaxhaj.
Ekipi në fjalë ka barazuar rezultatin pak para fundit të pjesës së parë, për të neutralizuar golin e bukur të Benjamin Eminit që i kishte dhënë Llapit epërsinë në ndeshje, për përfundimtaren: Llapi 1-1 Malisheva [Benjamin Emini 32 - Fiton Hajdari 45+1].
Kjo pikë e fituar sot, ka nxjerrë Malishevën mbi Ferizajin në renditje, ndërsa Llapi ka regjistruar barazimin e tretë të stinorit dhe gjendet në pjesën e poshtme të renditjes tabelare.