MAN CITY 2-1 PSG

Man City briliant, përmbys Parisin e superyjeve
24 November, 2021 @22:53
Manchester City ka siguruar vendin e parë në Grupin A të Ligës së Kampionëve me përmbysje dhe dominim ndaj Paris St Germain sonte në Etihad, në një përballje me plotë raste.
Futbollistët e Josep Guardiolës nuk janë dorëzuar as kur parisienët morrën epërsinë përmes Kylian Mbappes, duke shënuar dy herë në sulmet e tyre të zakonshme për triumfin përfundimtar 2-1 [Sterling 63, Jesus 76 - Mbappe 50].
TABELA:
1. Man City 12p.
2. PSG 8p.
3. Leipzig 4p.
4. Brugge 4p.
Xhiroja e fundit: PSG - Brugge, Leipzig - Man City.
Parisienët nuk e kishin të sigurt kualifikimin me humbje, por fitorja e Leipzigut në Brugge, ka bërë që edhe ata të sigurojnë fazën pranverore të garës, nga pozita e dytë.