NDESHJET TJERA
Man United triumfon në Paris, Barcelona lehtë ndaj hungarezëve
20 October, 2020 @23:25
Në përballjet tjera të Champions League sonte, ndeshja më tërheqëse ka qenë ajo mes Parisit dhe Manchester Unitedit.
Anglezët dolën fitues në këtë ndeshje, duke mposhtur finalistin e fundit të Ligës së Kampionëve, 1-2 [Martial 55ag - Bruno 23p, Rashford 87] ku Marcus Rashford shënoi një gol të bukur në fund të takimit për fitore.
Barcelona kaloi lehtë Ferencavarosin në Camp Nou, duke e mposhtur thellë, 5-1 [Messi 27p, Fati 42, Coutinho 52, Pedri 82, Dembele 89 - Kharatin 70p].
Me golin e shënuar sonte, Lionel Messi për stinorin e 16 radhazi shënon në Champions, ndërsa vlen të përmendet se te Barcelona në 5 gola kishte 5 golashënues të ndryshëm.
Në minutën e 68 të ndeshjes, Gerard Pique, mori karton të kuq. Ndërsa Barcelona që mbeti me 10 lojtarë për shkak të golave të shënuara sonte merr kreun e grupit.
TABELA, GRUPI G:
1. Barcelona 3p
2. Juventus 3p
3. Dynamo 0p
4. Ferencvaros 0p
Të gjitha rezultatet e sontme:
GRUPI E:
Rennes 1-1 Krasnodar,
Chelsea 0-0 Sevilla
GRUPI F:
Zenit 1-2 Brugge,
Lazio 3-1 Dortmund
GRUPI G:
Barcelona 5-1 Ferencvaros
Dynamo 0-2 Juventus
GRUPI H:
Leipzig 2-0 Basaksehir
Paris 1-2 Manchester Utd.