SPORTING - MAN CITY

Manchester City shkatërron Sportingun, “siguron” çerekfinalen
15 February, 2022 @22:14
Finalisti i fundit i Ligës së Kampionëve dhe lideri aktual i Premier Ligës, Manchester City, ka nisur furishëm pjesën pranverore të Ligës së Kampionëve, duke fituar që në ndeshjen e parë thellë Sportingun e Lisbonës dhe atë si mysafir.
Me një katër-golësh që në pjesë të parë të ndeshjes, ekipi i Pep Guardiolas ka treguar fuqinë dhe dominimin ndaj portugezëve sonte, ndërsa ndeshja e kthimit dy javë më pas në Etihad pritet të jetë formale, pasi që mundësitë e Sportingut për një përmbysje ndaj “citizensëve” duken të pa-imagjinueshme, pas fitores së sontme 0-5 [Mahrez 7, Bernardo 17, 44, Foden 32, Sterling 58].
Ndeshja e kthimit do të luhet më 9 mars.