MATCH REPORT: NEW BASKET - MARIGONA
Marigona si mysafire mposht NewBasketin
30 October, 2020 @22:09
Skuadra e Marigona Hill Prishtinës ka mposhtur sonte në Sezai Surroi NewBasketin, duke e fituar ndeshjen me 8 pikë dallim, 82-90.
Ish ekipi i Kerasan Prishtinës që këtë stinor ndërroi emrin, pas disavantazhit në çerek të parë 14-10, ka arritur të kthehet fuqishëm në çerek të dytë 20-34 për të bërë dallimin, që deri në fund nuk arriti të mbulohet nga ekipi prizrenas.
Kështu, në fund mysafirët u kthyen me “gjah të plotë” nga qyteti i vjetër.
Më efikasi te Marigona ka qenë Visar Ejupi, që ka luajtur me double-double prej 25 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa 20 pikë tjera në fitore i ka shtuar edhe Arbnor Haliti, i cili regjistroi edhe nga 5 asistime e kërcime.
Te vendasit 24 pikët e 9 kërcimet e Altin Gashit dhe 30 pikët e 15 kërcimet e Bardh Rexhës nuk mjaftuan për të arritur te fitorja.