ZYRTARËT E NDESHJES II
Maxhuni kryesor në ndeshjen e dytë
14 May, 2018 @16:23
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur emrat e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjen e dytë të serisë finale të PlayOffit të Superligës.
Kështu, Dardan Maxhuni është deleguar si refer kryesor i takimit Bashkimi-Prishtina që luhet të mërkurën, ndërsa ndihmës të tij janë: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Ngadhnjim Shabani. Vëzhgues në këtë takim do të jetë Bajrush Ademi.
Bashkimi ka shënuar fitore në duelin e parë final të zhvilluar në Prishtinë dhe tash udhëheq serinë finale 1-0. Ndeshja e dytë, që zhvillohet në Prizren nis në ora 20:30 dhe transmetohet direkt në KTV.
Kampion i Kosovës për stinorin 2017/18 shpallet ekipi që do të shënojë tre fitore.