PARIS - REAL MADRID

Foto: UCL/fb
Mbappe në frymën e fundit, sjell fitoren e PSG ndaj Realit
15 February, 2022 @23:16
Një moment brilance i sulmuesit francez Kylian Mbappe, që mori një asistim “brazilian” nga magjistari Neymar ka vendosur duelin e madh mes Paris St Germain dhe Real Madrid, ku në minutën e katërt të kohës shtesë parisienët fituan ndeshjen 1-0 [Mbappe 90+4].
Sa i përket ndeshjes në përgjithësi, Parisi dominoi në fushë dhe kishte edhe raste, ndërsa më të mirin e pa të mbrojtur nga Thibaut Courtois Lionel Messi, që dështoi nga penalltia në minutën e 62 të ndeshjes.
Sidoqoftë, futja e Neymarit në lojë dha frymëzim shtesë te parisienët e Mauricio Pochettinos, karshi madrilenëve të Carlo Ancelottit, që u mposhtën në fund.
Dueli i kthimit, që pritet të jetë gjithashtu interesant luhet në Madrid më 9 mars.