Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONATI EVROPIAN

Mbappe ‘iniciatori’ i konflikteve

Foto: France 24 Official

Mbappe ‘iniciatori’ i konflikteve


2 July, 2021 @20:12

Është vetëm 22 vjeçar, e si i tillë ka një karrierë mjaft të mirë për moshën e tij. Bëhet fjalë për sulmuesin francez, anëtarin e PSG, Mbappe, i cili në ndeshjen e fundit të Francës ndaj Zvicrës kishte humbur penalltinë dhe si i tillë kishte fituar epitetin si ‘figura tragjike e ndeshjes’.

Mbappe morri shumë kritika, por këto nuk drejtoheshin vetëm tek huqja e penalltisë, gjuajtja e të cilit konsiderohej vendimtare, por lojtari 22 vjeçar kritikohet edhe për një ‘egoizëm’ të cilin e ka shfaqur gjatë ndeshjeve me radhë, në kuadër të “EURO-2020”, i cili bënte pak pasime për bashkëlojtarët ose bashkështetasit e tij.

Por, nuk është vetëm ‘egoizmi’, njëra prej cilësive që lojtari posedon dhe të gjithë e shohin si një mangësi shumë të madhe për një super lojtar të ri siç është Mbappe, por anën tjetër ai tashmë ‘akuzohet’ edhe për ‘xhelozi’, ndaj disa lojtarëve brenda kombëtarës së Francës.

Sipas, “L’EQUIPE”, Mbappe kishte kërkuar me shumë ngulm kthimin e Benzema tek kombëtarja e Francës, vetëm e vetëm që të ia zinte vendin anëtarit të Barçës, Griezmann. Kjo erdhi si një rezultat i një performance të shkëlqyer së lojtarit të Barçës, që siç raporton edhe gazeta franceze, Mbappe ishte ‘iniciator’ i konflikteve tek kombëtarja e Francës.

Vlen të theksohet se i riu francez kishte pasur probleme edhe me sulmuesin, Giroud, që nga fillimi i “EURO-2020” për shkak se ky i fundit kishte dalur publikisht, duke thënë se Mbappe është një lojtar egoist, për arsyen se ky i fundit nuk bënte mjaft pasime për të.


 
Të gjitha lajmet nga