MICHAEL MARTIN
Mbrojtja lëngoi, do të përmirësohemi
17 January, 2019 @14:09
Playmakeri i Bashkimt, Michael Martin, në deklaratën e tij pas humbjes së mbrëmshme ndaj Teutës ka thënë se mbrojtja ka lënguar.
Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të BIBL, Martin ka bërë të ditur se përveç kësaj, ekipi është në përmirësim e sipër dhe do të përmirësohet.
“Ka qenë ndeshje e tempos së lartë. Luanim shumë mirë me top por mbrojtja lëngonte. Duhej të ktheheshim shpejt, por kjo është proces që duhet mësuar dhe po punojmë që të përmirësohemi,” ka thënë Martin.
Bashkimi ka bilanc 1-6 pas 7 ndeshjeve në BIBL dhe tash e ka shumë vështirë që të arrijë kualifikimin në Final Four të BIBL.
Përballja e radhës për Bashkimin në BIBL është si mysafir ndaj Akademik Bultexit.