FIBA EUROPE CUP PoW
Kyan Anderson më i miri i xhiros III në FIBA Europe Cup
16 January, 2019 @14:12
Basketbollisti amerikan i Prishtinës, Kyan Anderson, është shpallë edhe zyrtarisht lojtari më i mirë i xhiros III të fazës së dytë grupore të FIBA Europe Cup.
Njoftimin e ka bërë të ditur para pak çastesh faqja zyrtare e kësaj gare, ndërsa Anderson ka marrë 45% të afro 600 votave që janë shpërndarë nga ndjekësit e kësaj faqeje.
Në garë për më të mirin e javës kanë qenë edhe: Xavier Cooks (Wurzburg) 17%, Darius Thompson (Leiden) 15%, Sek Henry (Karsiyaka) 12% dhe Clayton Vette (Leiden) 11%.
Anderson në ndeshjen e kësaj xhiroje ka shënuar 26 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime të cilën Prishtina e humbi ndaj Karsiyakas.