KUPA E KOSOVËS 2019 - FINAL 8
Rahoveci nënshkruan për finalet e Kupës
16 January, 2019 @12:39
Klubi basketbollistik Rahoveci ka marrë përsipër të organizojë pjesën finale të Kupës së Kosovës, Final 8, edhe zyrtarisht sot.
Kjo ndodhi pas ceremonisë së nënshkruar sot në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku kryesuesit e klubit në fjalë nënshkruan dokumentin për organizim të garës në palestrën e tyre, ku ende është duke u punuar për përgatitje të saj.
Në Final 8 të garës do të luhen këto ndeshje: Prishtina-Trepça, Rahoveci - Don Bosko, Prizreni - Bashkimi dhe Ylli - Feronikeli. Fituesit e këtyre dueleve kalojnë në gjysmëfinale dhe pastaj luhet edhe finalja.
Njëjtë, aty do të zhvillohen edhe ndeshjet finale të femrave në garë për Kupë të Kosovës.
Vitin e kaluar, në të dyja kategoritë Kupën e Kosovës e çoi Prishtina.
Skuadra e Rahovecit me vita të tëra është duke pritur të kryhen punimet në objekt për të pasur palestrën e parë të tyre.
Palestra ende nuk është përfunduar plotësisht dhe pritet të bëhet gari për Final 8.
Deri sot, Rahoveci ndeshjet si vendas i ka luajtur në Suharekë dhe në stinorët e fundit ato po i zhvillon në Gjakovë.
Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurt deri më 3 mars.
Më 27 dhe 28 shkurt do të luhen ndeshjet çerekfinale, si dhe gjysmëfinalet në konurrencën e femrave, kurse më 1 mars ato gjysmëfinale te meshkujt, derisa finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 3 mars.