PRIZRENI
Si debutoi përforcimi i ri i Prizrenit?
15 January, 2019 @19:41
Sonte u paraqit për herë të parë në fanellë të Prizrenit, përforcimi i ri i ekipit, Malcom Canada.
Amerikani Malcom Canada, ishte më i miri në humbjen e skuadrës së tij kundër Prishtinës. Ai luajti 38 minuta, derisa shënoi 28 pikë, i rrëmbeu 5 kërcime dhe i bëri 3 asistime.
Fundori Canada dëshmoi se do të jetë një përforcim i qëlluar për skuadrën prizrenase në pjesën tjetër të stinorit.
Prizreni sonte pësoi nga Prishtina me rezultat 86-92, ku tregoi një lojë shumë të mirë kundër Prishtinës që është ende pa humbje.