REKORD
James Harden kalon Kobe Bryantin
15 January, 2019 @12:48
Lojtari më në formë në NBA aktualisht James Harden, po vazhdon të shkëlqejë me performancën e tij.
Harden sot në mëngjes kundër Memphis Grizzlies shpërtheu me 57 pikë, më shumë se gjysma e skuadrës, derisa e kaloi legjendën Kobe Bryant.
James Harden duke shënuar në 17 ndeshje rresht mbi 30 pikë e kaloi Bryantin që këtë e kishte bërë në 16 ndeshje rresht në stinorin 2002-2003.
Më së shumti herë këtë gjë e ka arritur Wilt Chamberlain me 65 ndeshje rresht, ndërsa edhe tri vendet e dyta i takojnë Chamberlainit, kurse pas tij ndodhet Elgin Baylor me 18 ndeshje rresht.