BASHKIMI - TEUTA
Bashkimi sonte për këndellje!
16 January, 2019 @11:23
Nënkampioni i Ligës Ballkanike, Bashkimi, sonte në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” do të luajë ndaj skuadrës së Teutës.
Kjo ndeshje për Bashkimin mund të jetë ndoshta edhe mundësia e fundit për Final Four të Ligës Ballkanike, derisa Teuta aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë.
Sonte gjithashtu mund të debutojë përforcimi i ri i Bashkimit, Lamar Wofford-Humphrey, i cili në ndeshjen kundër skuadrës Barsy nuk luajti për shkak të dokumentacionit të papërfunduar.
Skuadra e Bashkimit ka larguar trajnerin e deritashëm kroat të ekipit Kronuslav Krajnovic, derisa sonte skuadrën pritet ta udhëheq drejtori sportiv i skuadrës Artan Kurti bashkë me ndihmës-trajnerët Vigan Maloku dhe Lavdim Morina.
Ndeshje do të fillojë sonte në ora 19:30.