KAMPIONI, PA TRAJNER
Krajnovic largohet nga Bashkimi
16 January, 2019 @10:52
Skuadra e Bashkimit ka larguar trajnerin e deritashëm kroat të ekipit Krunoslav Krajnovic.
Krajnovic që erdhi në fillim të stinorit 2018/19 te ekipi i Bashkimit, i freskët nga titulli i parë kampion në histori, ka qëndruar në ekip për 4.5 muaj.
Bashkimi përfundoi vjeshtën në Superligë me bilanc 7-7, ndërsa në Ligën Ballkanike ku përfundoi vjet si nënkampion ka arritur bilanc 1-5.
“Krajnovic është larguar me marrëveshje të dyanshme mbrëmë, ndërsa si arsye është thënë të jenë pakënaqësitë e lojtarëve me trajnerin,” ka shkruar ndër të tjera Koha Ditore në njoftimin e saj.
Sonte, Bashkimi pret Teutën e Durrësit në Sezai Surroi të Prizrenit në përballjen që nis në 19:30.
Ekipin e Bashkimit sonte pritet ta udhëheq drejtori sportiv i skuadrës Artan Kurti bashkë me ndihmës-trajnerët Vigan Maloku dhe Lavdim Morina.