MIODRAG BALETIC
Ish trajneri i Bashkimit, kthehet në Prizren si rival
16 January, 2019 @11:38
Trajneri i dikurshëm i Bashkimit, malazezi Miodrag Baletic, sonte do të kthehet në Sezai Surroi, por si rival.
Baletic ka marrë drejtimin e ekipit durrësak, Teuta, javë më parë ndërsa ekipi është sonte mysafir i Bashkimit në kuadër të BIBL.
Ndeshja Bashkimi-Teuta nis në ora 19:30 dhe do të transmetohet në KTV, Youtube dhe Sportmedia.
Përveç Baleticit, Teuta ka në ekip edhe ish qendrën e Bashkimit, Endrit Hysenagolli.
Referë të duelit janë: Aleksandar Milojevic, Ivan Mijalkovski dhe Martin Petrovic.