VITIA 4-3 VLLAZNIA

Me fitore, Vitia del nga fundi i renditjes
19 November, 2021 @16:24
Skuadra e Vitisë me fitore të shënuar sot ndaj Vllaznisë së Pozharanit në një goleadë të vërtetë, 4-3 [Thesar Ismajli, Yll Fazliu, Skender Sylejmani, Ismet Hamdiu - xxxx] ka arritur që të regjistrojë fitoren e tretë të stinorit dhe me këtë ka dalë nga fundi i renditjes tabelare duke ia lënë fundin, Kikës.
Në anën tjetër Vllaznia ka përjetuar humbjen e gjashtë të stinorit.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Vitisë pas tri humbjeve radhazi, ndërsa Vllaznia ka shënuar humbjen e pestë me radhë!