Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS!

Me golat e Tushës, Drita mposhti Prishtinën dhe ruan distancën ndaj kampionit

Me golat e Tushës, Drita mposhti Prishtinën dhe ruan distancën ndaj kampionit


17 April, 2025 @16:44

Dy golat e shpejtë të Veton Tushës, kanë bërë që Drita t’i kthehet fitores në Superligë për të mbajtur distancën ndaj Ballkanit ndjekës në kuadër të kreut të tabelës.

Ai ka shënuar brenda 25 minutave të para të lojës, kurse Drita më pas ka kontrolluar lojën për të shkuar te fitorja e sigurt, Drita - Prishtina 2-0 [Veton Tusha 13’, 25’]. Goli i dytë pas një vrapi të gjatë në krah, për të dribluar në zonë dhe përforcim të epërsisë.

Ekipi i Prishtinës nuk ka arritur të reagojë pas golave të pranuar, ndërsa në pjesë të dytë Drita ka rrezikuar edhe dy herë mirë, një prej të cilave shënoi, por që u anulua për ofsajd nga VAR!

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që ekipi i Zekirija Ramadanit të dalë në 63 pikë pas 29 ndeshjesh, pas triumfit të 19-të kampional, ndërsa goldallimin e bënë 50-20! Prishtina në anën tjetër mbetet e pesta në tabelë, me 38 pikë nga 29 ndeshje, ndërsa Arsim Thaçi trajneri i ri pësoi për herë të parë këtë stinor me Prishtinën pas startit me fitore aty.


 
Të gjitha lajmet nga