2 KORRIKU - FLAMURTARI

Foto: 2 Korriku
Me golin e Bachares, 2 Korriku mposhtë Flamurtarin
27 November, 2021 @15:58
Në njërin prej derbive të kryeqytetit në futbollin kosovar, sot 2 Korriku e ka mposhtur me rezultat 1-0 Flamurtarin.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e më pas fitorja e 2 Korrikut erdhi në pjesën e dytë.
Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë nga futbollisti Razack Bachare i 2 Korrikut, i cili shënoi për 1-0 të skuadrës së tij, e ky gol i mjaftoi 2 Korrikut që në fund t’i gëzohej 3 pikëve.
Kështu, 2 Korriku e mbylli vjeshtën në vendin e pestë të Grupit B të Ligës së Parë, kurse Flamurtari renditet dy pozita më poshtë.