KOBE BRYANT

Kobe Bryant, para derbit të fundit lokal Clippers - Lakers/ Foto: nba.com
Me ovacione, edhe 4 ndeshje
6 April, 2016 @9:32
Me ovacione, britma “Kobe - Kobe”, pastaj “MVP! MVP!”, me më shumë tifozë të Lakersit në Staples Center përkundër se mysafir ndaj Clippersit, Kobe Bryantit i është dhënë lamtumira edhe nga rivali lokal në mëngjesin e sotëm.
Staples Center përkundër se kishte vendas Clippersin, ka pasur më shumë tifozë të Lakersit sot, ku biletat ishin blerë muaj më parë.
Clippers ka mposhtur Lakersin në ndeshjen ku Chris Paul ka shënuar 25 pikë në fitoren 103-81.
“Ai është garues. Ai dëshiron të fitojë çdo natë, çdo ndeshje. Ta shohësh atë me ekip në humbje është vështirë,” ka thënë bashkëlojtari i tij nga ekipi olimpik Paul pas fitores ndaj Lakers.
Kobe luajti me 6 pikë, 2 kërcime e 2 topa të vjedhur në 22 minuta sa ishte në lojë në humbjen e 61-të të Lakersit këtë stinor.