SIGAL PRISHTINA

Foto: KB Prishtina
Me palestrën përplotë, drejt fitores
20 January, 2015 @15:03
Kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka kërkuar nga publiku i saj që të jetë në numër sa më të madhë nesër mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, para ndeshjes së rëndësishme ndaj Kozuvit.
Kështu kanë thënë sot në konferencën për shtyp thuajse njëzëri Marjan Ilievski, trajner i ekipit dhe Florian Miftari, drejtor.
Prishtina, që u përforcua aktualisht me 6 të huaj, duke i pasur dy nga vjeshta, pritet që t’i bëj ballë liderit të pamposhtur të Grupit B, Kozuv nga Maqedonia.
Sigal Prishtina, ka bilanc aktual prej 4 fitoreve dhe 3 humbjeve në Balkan League këtë stinor, derisa Kozuvi ka rekordin më të mirë, prej 6 fitoreve radhazi.