Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATS

Më të mirët e BIBL, sipas statistikave

BOROZANI/Erdis Driza

Më të mirët e BIBL, sipas statistikave


1 December, 2014 @10:57

Basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe lojtari më i mirë në Superligën e Kosovës në dy stinorët e fundit, Dardan Berisha, është lojtari më efikas në Balkan League. 

Dardani e Samiri - snajperë

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, ka përfunduar pjesën e parë të fazës grupore me mesatare prej 29 pikëve për ndeshje, duke lënë pas tij Aleksandar Kostoskin e Kumanovës me 24.3 pikë për ndeshje. 

Përveç Berishës, te koshashënuesit më efikas, bën pjesë edhe verdheziu, Samir Shaptahovic. Playmakeri i Pejës ka mesatare prej 21.5 pikësh për ndeshje dhe zë pozitën e tretë te lista e koshashënuesve më të mirë të garës. 

Si përfundoi pjesa e parë?

Balkan League ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjeve, ndërsa nga java e ardhshme fillojnë ndeshjet e kthimit në grupe. 

Sigal Prishtina ka përfunduar e dyta në Grupin B, pas Kozuvit me bilanc të qindpërqindtë, prej të cilëve edhe ka humbjen e vetme. 

Në anën tjetër, Peja është në pozitën e katërt të Grupit A, me bilanc të njejtë sikurse edhe Sutjeskta, 2-2. Kumanova dhe Rilski janë liderë të grupit ku bën pjesë Peja. 

Dy ekipet e vetme ende pa fitore në të dy grupet e BIBL, janë: Teodo e Tivatit dhe Vllaznia e Shkodrës. Vllaznia është debutuese në këtë garë këtë stinor. 

Ndeshjet e kthimit nisin javën tjetër

Qendra boshnjake e Sigal Prishtinës, Edin Bavcic, është i dyti te kërcyesit më të mirë të ligës ballkanike, derisa te asistimet nuk bën pjesë asnjë lojtar i ekipeve kosovare. 

Sa i përket produktivitetit në lojë, aty lider është Aleksandar Kostoski i Kumanovës, me koeficientin 25, derisa pas tij vjen menjëherë Samir Shaptahovic me 24 dhe Dardan Berisha me 21.8. 

Më 9 dhjetor nis pjesa e dytë e fazës grupore të BIBL, derisa Prishtina udhëton në Shkodër, Peja i shkon Kumanovës së fortë. 

(Statistikat janë marrë nga faqja zyrtare e Balkan League)



Liderët statistikorë në BIBL, pas fundit të fazës së parë grupore:

SHËNUESIT MË TË MIRË: KËRCYESIT MË TË MIRË: ASISTUESIT MË TË MIRË: LOJTARËT MË PRODUKTIV:
Dardan Berisha PRI - 29 pikë Drasko Albijanic KOZ - 11.5 kërcime Nikola Korac MOR - 6.5 asistime Aleskandar Kostoski KUM - 25P
Aleksandar Kostoski KUM - 24.3 pikë Edin Bavcic PRI - 9 kërcime Aleksandar Kostoski KUM - 6 asistime Samir Shaptahovic PEJ - 24P
Samir Shaptahovic PEJ - 21.5 pikë Anthony Gugino RIL - 9 kërcime Vukasin Mandic KUM - 5.8 asistime Dardan Berisha PRI - 21.8P
Julian Norfleet RIL - 19.5 pikë Nemanja Gavrancic VLL - 8 kërcime Nikola Pavlicevic SUT - 5.8 asistime Drasko Albijanic KOZ - 21P

 
Të gjitha lajmet nga