KASTRIOTI-TREPÇA

Melisa Ibrahimi shpërthen, Trepça fiton si mysafir
1 April, 2018 @10:33
Në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën e Femrave në basketboll, Trepça e mposhti Kastriotin me rezultat 64-74.
Lojtarja e Trepçës, Melisa Ibrahimi në këtë ndeshje shkëlqeu duke i shënuar më shumë se gjysma e pikëve të skuadës, 42, duke u bë lojtarja e ndeshjes. Ajo u ndihmua edhe nga Blerina Beqiri me 14 pikë të tjera.
TABELA AKTUALE / LIGA E FEMRAVE
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Trepçën, pasi që është duke luftuar me Vëllaznimin për biletën e fundit për Play Off, derisa skuadra gjakovare këtë javë do të përballet me Penzën.