BASHKIMI

Merovci kalon te Bashkimi
12 November, 2012 @14:51
Pas mosmarrëveshjes me Carlos Morbanin dhe rikthimin e plejmekerit Phil Brooks, drejtuesit e Sigkos Bashkimit i kanë kthyer sytë kah tregu vendor.
Kështu ekipi nga Prizreni ka arritur marrëveshje me basketbollistin vendor nga Sigal Prishtina, Mustafë Merovci.
Merovci ka marrë fletëlëshimin nga klubi i tij i deri tanishëm nga kryeqyteti dhe është huazuar te Sigkos Bashkimi, pasi që nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për lojë te Sigal Prishtina.
Basketbollisti 24 vjeçar, Merovci, sot ka qenë i pranishëm në stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Muharem Vugdalic që në ndeshjen e radhës ku portokallët do të jenë nikoqire e skuadrës nga Gjilani, Dritës.