PEJË

BOROZANI/Erdis Driza
Merovci te Besa
16 October, 2014 @14:32
Vetëm një xhiro pasi që shkëputi kontratën me Bashkimin e Prizrenit, basketbollisti prishtinas, Mustafë Merovci, ka arritur që të gjej angazhim në një skuadër tjetër të Superligës.
Ai do të jetë anëtari më i ri i Besës së Pejës, ekip ky që udhëhiqet nga trajneri pejan, Fabian Gjuka.
Besa që ende nuk ka shijuar fitoren në Superligë këtë stinor, por që ishte shumë afër në ndeshje me portokallezinjtë, në xhiron e radhës pret kampionen aktuale të Kosovës, Sigal Prishtinën.
Njoftimin për kalimin e Merovcit te Besa e ka dhënë faqja zyrtare e këtij klubi dhe sipas saj, basketbollisti në fjalë pritet të debutojë për këtë ekip në ndeshje ndaj Sigal Prishtinës.