GRUPI A
balkanleague.net/Arkiv
Rilski tregon forcën
14 October, 2014 @19:15
Ndeshja e parë e Grupit A të ligës ballkanike, ka përfunduar me fitore të Rilski Sportistit bullgar.
Ekipi bullgar që u kthye pas disa viteve në Balkan League, i është rikthyer me fitore kësaj lige.
Ata kanë mposhtur si vendas ekipin malazias, Sutjeska, me rezultat 78-68, ku ndër më të dalluarit në ndeshje kanë qenë Tony Gugino me 18 pikë, derisa Yordan Bozov dhe Ian Chiles kanë regjistruar nga 16 pikë.
Rilski Sportist dhe Sutjeska bëjnë pjesë në Grupin A të BIBL, ku bën pjesë edhe Peja që do të luan nesër ndaj Kumanovës ndeshjen e parë të edicionit të ri.