Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Prishtina ia nis me fitore

BOROZANI/ Zell Zenelaj

Prishtina ia nis me fitore


14 October, 2014 @18:52

Organizatorja e fundit e Final Fourit në Balkan League, Sigal Prishtina, ka arritur të shënojë fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të BIBL.

Ekipi i Sabit Hadzic, ka shënuar fitore relativisht të lehtë me afro 30 pikë dallim ndaj shkodranëve që vetëm gjatë çerekut të dytë arritën pak t’i bëjnë ballë Prishtinës me përvojë në këtë garë.

Çereku i tretë u tregua të jetë vendimtar në ndeshje, ku bardhekaltërit shënuan fitore në këtë çerek me diferencë 18 pikëshe, 29-11.

Edin Bavcic, Dardan Berisha e Jordan Hulls ishin më të dalluarit te ekipi fitues, derisa te debutuesit në BIBL nga Shkodra, ndër më të dalluarit u treguan të jenë: Mirza Sarajlija, Ervin Berdica dhe Nemanja Gavrancic.



Statistikat ekipore

Sigal Prishtina Vllaznia
Çereku i parë 22 16
Çereku i dytë 20 18
Çereku i tretë 29 11
Çereku i katërt 14 14
Kërcime në mbrojtje 31 25
Kërcime në sulm 19 18
Gjithsej kërcime 50 43
Asistime 19 14
Bllokada 6 1
Topa të vjedhur 10 7
Topa të humbur 14 18
Tentime për tre pikë 5/23 7/23
Tentime për dy pikë 30/55 16/48
Tentime nga gjuajtjet e lira 10/14 6/10


Sigal Prishtina

1 Blerim Mazreku 21 pikë 11 kërcime 1 asistim
2 Edin Bavcic 19 pikë 5 kërcime 3 asistime
3 Jordan Hulls 14 pikë 6 kërcime 6 asistime
4 Dardan Berisha 14 pikë 5 kërcime 5 asistime
5 Edmond Azemi 10 pikë 12 kërcime 2 asistime
6 Aaron McGhee 5 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Leonard Mekaj 2 pikë 4 kërcime 1 asistim


Vllaznia

1 Mirza Sarajlija 14 pikë 9 asistime 7 kërcime
2 Milos Pajovic 10 pikë 9 kërcime
3 Ervin Berdica 9 pikë 2 asistime 1 kërcim
4 Nemanja Gavranic 8 pikë 6 kërcime
5 Gjon Ndoja 6 pikë 8 kërcime 1 bllokadë
6 Ivica Petric 6 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Eni Llazani 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
8 Nikolin Arra 2 pikë 5 kërcime 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League