Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Peja fiton trilerin

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv

Peja fiton trilerin


15 October, 2014 @21:45

Peja ka arritur të shënojë fitore dramatike në Karagaç sonte, ndaj Kumanovës në kuadër të xhiros së parë të ligës ballkanike. 

Verdhezinjtë kanë arritur që të mposhtin njërin ndër rivalët më të fortë të grupit ku bëjnë pjesë me vetëm një pikë epërsi 89-88, derisa në sekondën e fundit Aleksandar Kostoski nuk e qëlloi koshin dhe fitorja i takoi ekipit kosovar, pas vazhdimeve. 

Ndeshja ka qenë tejet interesante, derisa Peja ka nisur mirë ndeshjen dhe me lojë të mrekullueshmë në tre çerekët e parë thuajse siguroi fitoren. 

Mirëpo, një këndellje e paparë e maqedonasve në çerekun e fundit dhe një jokoncentrim nga pejanët ka bërë që Kumanova të arrijë rezultatin 22-6 në çerekun e fundit dhe të bëj fundin e ndeshjes - triller në Karagaç. 

Hrvoje Puljko dhe Samir Shaptahovic kanë qenë më të dalluarit te ekipi pejan i udhëhequr nga Boris Kurtovic. Kroati Puljko ka shënuar 25 pikë në ndeshje, derisa Samiri shtoi 18 pikë tjera në fitore dhe arriti të regjistrojë 8 asistime. 

Te maqedonasit, pikërisht Aleksandar Kostoski ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shënuar 28 pikë e 8 asistime, për të nxjerrë dramë në fund, por edhe për të mos shënuar shutin e fundit në ndeshje - që bëri Pejën fituese. 

Në ekipin e Kurtovicit sonte debutuan edhe dy përforcimet e reja të Pejës, Radomir Marojevic dhe Jan Mocnik. I pari shënoi 3 pikë në 19 minuta të ndeshjes, derisa Marojevic shënoi 10 pikë në 20 minuta sa qëndroi në parket. 

Minuta e fundit në ndeshje 

Ndeshja e barabartë, Aleksandar Kostoski shënoi dhe pastaj Vukasin Mandic i jep nga gjuajtjet e lira 3 pikë epërsi kumanovarëve. Hrvoje Puljko me dyshe zbret epërsinë në 1 pikë, derisa Alban Veseli shënoi 2 pikë tjera për të dalë verdhezinjtë në epërsi 89-88, derisa Kostoski, lojtari më i dalluar sonte i Kumanovës, dështon të shënojë trepikëshin në sekondën e fundit të ndeshjes - dhe Peja feston! 



Statistikat ekipore:

Peja Kumanova
Çereku i parë 22 21
Çereku i dytë 18 10
Çereku i tretë 27 20
Çereku i katërt 6 22
Kërcime 44 48
Asistime 25 19
Bllokada 3 1
Topa të vjedhur 6 8
Topa të humbur 13 15
Tentime për tre pikë 14/41 7/27
Tentime për dy pikë 18/38 21/44
Tentime nga gjuajtjet e lira 11/15 25/29


Statistikat individuale te Peja

1 Hrvoje Puljko 25 pikë 6 kërcime 3 asistime
2 Samir Shaptahovic 18 pikë 8 asistime 7 kërcime
3 Alban Veseli 12 pikë 5 kërcime
4 Radomir Marojevic 10 pikë 2 kërcime 1 asistim
5 Gerti Shima 8 pikë 8 kërcime 3 asistime
6 Ephrem Davis 8 pikë 5 kërcime
7 Drilon Hajrizi 5 pikë 3 kërcime 3 asistime
8 Jan Mocnik 3 pikë 7 asistime


Statistikat individuale te Kumanova

1 Aleksandar Kostoski 28 pikë 8 asistime 6 kërcime
2 Vukasin Mandic 18 pikë 10 kërcime 8 asistime
3 Sasa Avramovic 13 pikë 8 kërcime 1 asistim
4 Georgii Egorov 10 pikë 7 kërcime
5 Aleksandar Shterjov 8 pikë 8 kërcime 1 asistim
6 Djaner Osman 4 pikë 1 kërcim
7 Marjan Mladenovikj 3 pikë
8 Tyler Hines 2 pikë 5 kërcime
9 Marjan Janeski 2 pikë 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League