BIBL

Karagaçi e pret Kumanovën
15 October, 2014 @12:11
Skuadra e Pejës sot do ta hap edicionin e ri të saj në Ligën Ballkanike. Verdhezinjtë në palestrën Karagaçi do ta presin ekipin maqedonas, KK Kumanovo.
Dy skuadrat, në përballjet e tyre direkte të stinorit të kaluar kishin shënuar nga një fitore. Në Karagaç Peja kishte fituar me rezultat 81-75, ndërsa në Kumanovë maqedonasit patën fituar me rezultat 93-85.
Basketbollisti më i mirë i Kumanovës në stinorin e kaluar, Royce Stephon Parran, sivjet nuk është më pjesë e kësaj skuadre, derisa në krye të saj sivjet do të jetë trajneri Igor Mihajlovski, i cili do të ketë për herë të parë punë në një garë të nivelit siç është Liga Ballkanike.
Prezentim special
Para fillimit të takimit pritet të ketë edhe një spektakël të vogël në palestrën Karagaçi. Siç njofton faqja zyrtare e Pejës, sonte do të bëhet edhe prezentimi special i ekipit, derisa nuk do të mungojnë as surprizat për dashamirët e klubit verdhezi.
Ndeshja Peja - Kumanova do të fillojë nga ora 19:00.