TRANSFER

Mesfushori nga Tetova i bashkohet Llapit
8 June, 2021 @16:53
Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë brenda ditës së sotme.
Pas sulmuesit nga Elbasani, Jurgen Peqinit, drejtuesit llapjanë kanë transferuar edhe mesfushorin nga Tetova, Ardit Demiri.
20-vjeçari është mesfushor defanziv dhe vie nga skuadra e Dritës nga Tetova.
Me futbollistin në fjalë është nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Demiri më parë ka qenë pjesë e reprezentacionit U16 dhe U19 të Maqedonisë Veriore, ndërsa para Dritës së Tetovës ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Shkëndija dhe Renova.