BARCELONA 4-1 HUESCA

Foto: B/R
Messi e Griezmann me super-gola, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë
15 March, 2021 @22:52
Barcelona ka shënuar fitore sonte ndaj Huescës në përballjen e xhiros XXVII të LaLigës, 4-1 [Messi 13, 90, Griezmann 35, Mingueza 53 - Rafa Mir 45p.]
Me këtë fitore, Barcelona ka rikthyer pozitën e dytë në tabelë, duke qenë 2 pikë mbi Real Madridin (i treti) dhe 4 pikë pas liderit Atletico Madrid.
Leo Messi dhe Antoine Griezmann kanë shënuar super-gola sonte, për t’i dhënë avantazhin dhe motivimin katalonasve, derisa pas uljes së epërsisë së vendasve nga mysafirët, që janë të fundit në renditje tabelare, ka qenë Oscar Mingueza në pjesë të dytë - që s’ka lënë vend për dilema, para se Messi të shënojë edhe njëherë për rezultatin përfundimtar.
Para ndeshjes, argjentinasi pranoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë të muajit shkurt 2021 në LaLiga, festë të cilën e kurorëzoi me dy gola sonte.