Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPA DEL REY: 1/4

Messi shpërdoron penalltinë, Barcelona mposhtet

Messi shpërdoron penalltinë, Barcelona mposhtet


17 January, 2018 @22:53

Në duelin e parë çerekfinal mes tyre në ‘Copa Del Rey’, Espanyoli e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 1-0.

Goli i fitores për Espanyolin erdhi në minutën e 88’ të ndeshjes nga Melendo, ndërsa para se skuadra vendase ta gjente golin e fitores, Messi shpërdoroi një penallti për Barcelonën.

Sa i përket statistikave, kjo ishte humbja e parë e Barcelonës që nga Superkupa e Spanjës, që u luajt në muajin gusht të vitit të kaluar.

Ndeshja kthyese mes skuadrave luhet në ‘Camp Nou’ më 25 janar, takim në të cilin Barcelonës i duhet një fitore me 2 gola epërsi për të kaluar tutje.

Në dy takimet tjera çerekfinale të zhvilluara sonte Sevilla fitoi 1-2 ndaj Atletico Madridit, ndërsa Valencia triumfoi gjithashtu 2-1 në shtëpi ndaj Alavesit. Takimi i katërt çerekfinal luhet nesër mbrëma mes Leganesit dhe Real Madridit, ndërsa të gjitha duelet kthyese luhen mesjavën e ardhshme.


 
Të gjitha lajmet nga