EKSKLUZIVE
Zbulohet transferi i parë dimëror i Vëllaznimit
17 January, 2018 @20:43
Përmes një burimi ekskluziv për Borozani.com, është bërë i ditur transferimi i parë dimëror i klubit të Vëllaznimit.
Pas emërimit të Agim Canës si drejtor dhe Arsim Gojanit si trajner, klubi gjakovar në radhët e veta e ka transferuar në formë të huazimit Flamur Bajramin nga skuadra e Tiranës.
Bajrami , që luan në rolin e mesfushorit ofansiv, ishte edhe më parë pjesë e klubit gjakovar para se të transferohej te Tirana, ndërsa para Vëllaznimit Bajrami ishte edhe pjesë e 2 Korrikut. Sa i përket Vëllaznimit, lojtari në fjalë sezonin më të suksesshëm e pati sezonin 2015/2016, pas të cilit edhe u transferua te Tirana në Shqipëri.
Pas 18 xhirove të stinorit vjeshtor, Vëllaznimi ndodhet në vendin e 9 me 25 pikë të tubuara.