Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA | MILAN 4-0 LAZIO

Milan “shkelë” Lazion për t’i dalë ballë Interit

Fotot: ACMilan/fb

Milan “shkelë” Lazion për t’i dalë ballë Interit


9 February, 2022 @23:43

Një Milan i shpejtë i qartë dhe duke shfrytëzuar gjithçka nga mundësitë e paraqitura, ka arritur që me fitore të thellë të kalojë pengesën çerekfinale të Kupës së Italisë, Lazio, me rezultat 4-0 [Leao 24, Giroud 41, 45, Kessie 79].

Me fitore, Milan tash do t’i dalë përballë Interit në gjysmëfinale, që garanton dy Derby della Madonnina në rrugë për finalen e Coppa Italia.

Olivier Giroud, Rafael Leao dhe Alessio Romagnoli janë dalluar më së shumti në fitoren e sotme të ekipit rossoner, derisa te Lazioja Elseid Hysaj i Shqipërisë luajti për 61-minuta të ndeshjes, e portieri Thomas Strakosha qëndroi në bankë rezervë.

Gjysmëfinalet Inter - Milan dhe Milan - Inter do të luhen më 2 mars dhe 20 prill.


 
Të gjitha lajmet nga