GALATASARAY

Milot Rashica nënshkruan, i lumtur për ekipin e ri
9 September, 2022 @11:44
Njëri ndër futbollistët më të dalluar të Kosovës, Milot Rashica, siç u njoftua dje u bë edhe zyrtarisht pjesë e Galatasarayit, ku u huazua nga Norwich City.
Krahu 26-vjeçar që nisi karrierën te Vushtrria, pastaj e vazhdoi në Vitesse, Werder dhe së fundi u bë pjesë e Norwichit, tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me ekipin turk, Galatasaray, ku do të ketë bashkëlojtarë të njohur si Mauro Icardi, Juan Mata, Dries Mertens, etj.
“Jam shumë i lumtur që po bëhem pjesë e familjes së madhe të Galatasarayit. T’i fillojmë,” ka shkruar vushtrriasi në llogaritë e tij të rrjeteve sociale sot, duke postuar fotografinë me fanellën e Galatasarayit dhe duke nënshkruar marrëveshjen.