Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MË NË FUND, EMËROJNË TRAJNERIN E RI!

Mirsad Jonuz, trajner i ri i Lirisë

Mirsad Jonuz, trajner i ri i Lirisë


29 November, 2023 @14:30

Trajneri i ri i Lirisë është Mirsad Jonuz. Tekniku 61-vjeçar nga Maqedonia e Veriut do të drejtojë skuadrën prizrenase që po kalon ditë të vështira në Superligë.

Jonuz së fundi ka punuar te Lusail në Katar, ndërsa gjatë stinorit 2019/20 ka drejtuar Vllazninë e Shkodrës. Sipas njoftimit të Lirisë, Jonuz ka nënshkruar me bardhezinjtë e Prizrenit deri në fund të këtij stinori.

Mirsad Jonuz @ Liria coach w Valon Osmani

Liria kishte shkarkuar trajnerin Nedim Yigit pas serisë negative të rezultateve, ndërsa përkohësisht në dy ndeshjet e kaluara u drejtua nga ndihmës-trajneri Astrit Berisha.

Në xhiron e radhës, Liria do të pret Gjilanin në “Përparim Thaçi”.

“Të gjithë bashkë, mund ta bëjmë më të mirën,” ka thënë në ditën e zyrtarizimit të tij si trajner i ri i ekipit prizrenas, Jonuz. Ndërsa kryetari i klubit Valon Osmani ka theksuar pas disa opsioneve që kishin, besojnë se kjo është zgjidhja më e mirë.

“Kishim disa opsione për trajner. Besojmë që ky është më i duhuri. Trajneri ka synim ta nxjerrë klubin nga kriza e rezultateve. Marrëveshja zgjat deri në fund të stinorit,” është cituar të ketë thënë Osmani .


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga