SERIA A

Foto:Google
E ardhmja e Moratës te Juventusi, e paqartë
13 March, 2021 @15:02
Morata është një ndër të preferuarit e Pirlos dhe është i qetë në Torino, por çfarë do të ndodhë kur të përfundojë huazimi i tij? Situata ekonomike dhe performanca e tij do të vendosin.
Sipas Tuttosport, Juventus nuk ka ndërmend të paguajë 45 milionë euro dhe do të përpiqet të arrijë një marrëveshje të re me Atlético Madrid, ndoshta një tjetër huazim.
Ideja është që sulmuesi të qëndrojë dhe klubi do të kërkojë zgjidhje për këtë situatë.
Pirlo i ka besuar Moratës dhe ka gjetur versionin e tij më të mirë këtë sezon. Këtë vit ai tashmë ka zhvilluar 32 ndeshje në të cilat ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 11 asistime.