Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIFOZAT

“Skiftaret” dalin me komunikatë pas marrëveshjes me Munishin

“Skiftaret” dalin me komunikatë pas marrëveshjes me Munishin


12 March, 2021 @20:53

Grupi i tifozëve të Gjilanit, “Skifterat”, kanë dalë me një komunikatë pas ndryshimeve në shtabin teknik të Gjilanit që ndodhën gjatë ditës së premte.

Klubi bëri ndryshime duke e larguar trajnerin e deritashëm, Bylbyl Sokolin, për ta zëvendësuar atë me Ismet Munishin.

E pikërisht ardhja e Munishit ka ngritur diskutime të shumta në opinion, duke pasur parasysh të kaluarën e tij te ish skuadra rivale, Drita.

Tifozët “Skifterat” në komunikatën e tyre treguan qasje konstruktive, duke i dhënë prioritet suksesit në klub.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të tifozëve “Skifterat”:

“Besnikëria për klubin tonë nuk është e rastësishme, as nuk na e sollën lojtarët e as nuk na e ruajtën trajnerët për mbi dy dekada veprimtari. Lojaliteti jonë u ruajt dhe u kultivua mes shumë brezash e me shumë fanatizëm!

Zhvillimet e viteve të fundit kanë ngjallur shumë pakënaqësi por asnjëherë për epilog nuk patën dorëzimin, prandaj: Ritheksojmë se në pamundësi për të qenë prezent në stadiume, vazhdojmë të mbështesim vendimet e Kryetarit të klubit për të jetësuar reformat e nevojshme dhe të duhura.

Insistojmë në përgjegjësi profesionale dhe morale në vazhdimësi nga të gjithë akterët në klub, në veçanti nga lojtarët dhe shtabi teknik, duke denoncuar dhe dënuar çdo maniverzim dhe angazhim të dobët në kryerjen e detyrave.

Deklaratat jo profesionale mbi tifozerinë nga trajneri në largim dhe në ardhje nuk kanë peshë më shumë se interesi dhe gjendja e klubit dhe ne nuk ushtrojmë veprimtarinë tonë bazuar në to, prandaj premtimet dhe keqardhjet nuk i gjykojmë dhe duhet t’i lëmë anash e të fokusohemi në ngritjen e nivelit të punës dhe rezultateve.

Do të vazhdojmë të mbështesim ecjen tutje me shpresën se tranzicioni i nevojshëm do të ndodhë, sukseset dhe dështimet nuk kanë emër të përvetshëm por janë rezultat i të gjithëve aty!

Gjilani mbi të gjitha.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga