Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Morina: Nuk i realizuam as rastet e qindpërqindta

Morina: Nuk i realizuam as rastet e qindpërqindta


1 March, 2021 @15:49

Skuadra e Feronikelit e mposhti me rezultat të thellë 3-0 Arbërinë në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Ferizaj.

RAPORTI I NDESHJES

Kjo humbje, sipas trajnerit të Arbërisë, Arbnor Morina, erdhi për shkak të rasteve që nuk u realizuan nga ekipi i tij.

Morina në deklaratën e tij pas ndeshjes, tha se lojtarët e ekipit të tij nuk po arrin të konkretizojë as rastet e qindpërqindta.

“Futbolli luhet për me kalu topi vijën fatale. Tek ne edhe rastet e qindpërqindta nuk po realizohen dhe rezultati tregon vet se ku kemi qenë ne e ku kundërshtari. Rastet nuk japin pikë, japin golat, dhe mendoj që Feronikeli i mori pikët në saje të asaj që shënoi në rastet e veta gjatë 90 minutave. Nuk duhet të thuhet asgjë tjetër përveç asaj që këta djemë u angazhuan, luftuan, mirëpo gabimet që po përsëriten me siguri që po ndikojnë për së tepërmi brenda ekipit. Prapë se prapë unë i them bravo djemve për angazhimin, motivin dhe gjitha gjërat që po i bëjnë për Arbërinë,” tha ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga