CORONAVIRUS GODET EDHE KAPITENIN
Mungesë e madhe te kuqezinjtë, Hysaj me COVID-19
17 November, 2020 @21:28
Pas mungesës për shkak të kartonëve që do ta lë të pezulluar Amir Abrashin për ndeshjen “finale” ndaj Bjellorusisë, ka ardhur edhe një goditje për kuqezinjtë.
Së fundi FSHF ka konfirmuar se në testet për COVID-19 Elseid Hysaj ka rezultuar pozitiv. Futbollisti i Napolit do të izolohet në Shqipëri deri sa të dalë negativ në test, që do të bëhet pas disa ditësh, kurse kuqezinjtë do të vazhdojnë për ndeshjen e ardhshme.
TABELA AKTUALE, REZULTATET, NDESHJET
Shqipëria nesër mbrëma duhet të fitojë ndaj Bjellorusisë për të siguruar pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, ashtu që të dalë në Ligën B të Kombeve në edicionin e ardhshëm të kësaj gare.
NJOFTIMI I FSHF-së:
Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.
Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.