ISMET MUNISHI

Munishi: I gëzohem karakterit të lojtarëve
16 September, 2021 @18:28
Gjilani ka reaguar shpejt sot për të siguruar pikën dhe për të shpëtuar nga humbja e parë e stinorit. Të drejtuar nga Ismet Munishi, futbollistët e Gjilanit kanë arritur që të rikthehen në lojë dhe të sigurojnë barazimin, edhe pse ishin me dhjetë lojtarë në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, kur pranuan golin. Borozani.com
“I gëzohem karakterit të lojtarëve, por jo pikës. Ishim me dhjetë lojtarë dhe në disavantazh, por ne nuk u dorëzuam. Jemi me fat që shënuam, kemi mundur që të mos shënonim, por më pëlqeu lufta që e bën lojtarët,” ka thënë ndër të tjera Munishi pas ndeshjes.
Gjilani është ndër katër skuadrat e Superligës që s’ka pësuar humbje edhe pas katër xhirove të para të stinorit të ri. Ekipi i Munishit i ka tri barazime në këto xhiro.